Friday, July 10, 2020
Home > Uncategorized > Këshillë bashkëshortëve të sprovuar

Këshillë bashkëshortëve të sprovuar

Këshillë bashkëshortëve të sprovuar.Kur je i sprovuar me sprova të ndryshme,si për shembull sprova se nuk ke fëmijë , duro dhe mendo mirë për Allahun subhanehu ve teala, se Allahu kë donë më shumë e sprovonë më shumë. Të tillë ishinë Pejgamberët të dërguarit e Allahut, prej tyre Ibrahimi Alejhisselam e Zekerija alejhisselam , duke mos pasur fëmijë, por SubhanAllah në pleqëri të tyre duke i humbur të gjitha sebepet për me pasur fëmijë, por pa i humbur shpresat në Allahun subhanehu ve teala asnjëherë, në këtë gjendje pleqërie ku më së shumti për pasur nevojë për diçka që i gëzonte, por Allahu subhanehu ve teala robërit e Tij, nuk i lë gjithmonë të sprovuar, Ata duke u mbështetur në Allahun subhanehu ve teala duke mos i anashkaluar së pari Ata lidhjet me Allahun subhanehu ve teala dhe lidhjet mes bashkëshortëve pa marrë parasysh se çfarë sprovë të ndodhinë mes tyre. Merrni prej këtyre shembull që të jeni të qetë me caktimin e Allahut subhanehu ve teala, këta ishinë më të zgjedhurit e më të dashurit e Allahut subhanehu ve teala, por nuk e tradhtuan asnjëherë njëri tjetrin, as burri gruan e tijë e as gruaja burrin e saj,as me vepra e as me fjalë, por të dytë burrë e grua duke u mbështetur në Allahun subhanehu ve teala ju erdh sihariqi në fundë , ju erdhi myzhdeja në fundë se Allahu i shpërblenë durimtarët.
Nuk është rrugëdalje e një sprovë duke hyrë në sprovë tjetër, nuk është rrugëdalje të akuzohen mes vete burri me gruan për sprovën që e posedojnë, nuk është rrugëdalje të prishni jetën tuaj që e tashme me një jetë tjetër të re, thuaj Elhamdulilah dhe vazhdo të luftosh me epshin dhe duke bërë durim e duke u mbështetur në Allahun subhanehu ve teala se Allahu nuk e humbë asnjëherë durimin e durimtarit të sprovuarin që bën sabër duke shpresuar shpërblimin vetëm prej Allahut subhanehu ve teala, një gjë dije vëlla musliman e motër muslimane se krejt nëse të tradhtojnë e të lënë në sprova , dije se e ke Allahun që Ai subhanehu ve teala është me durimtarët në sprova e në telashe, në ato momente më të ngushta vjen rrugëdalja nga nuk e pretë, prandaj mbështetu në Allahun subhanehu ve teala dhe mos u dëshpëro asnjëherë.
Allahu i Lartësuar thotë :“Pas vështirësive vjenë lehtësimi”
Muharrem Jakupi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: