Sunday, January 24, 2021
Home > Uncategorized > Pse në një rekat i bëjmë dy sexhde ?

Pse në një rekat i bëjmë dy sexhde ?

Është pyetur Ali bin Ebu Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se pse në një rekat i bëjmë dy sexhde? Dhe pse në tokë? Prijësi i muslimanëve, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka lexuar këtë ajet: “Nga ajo (Toka) ju kemi krijuar, dhe në të do t’ju kthejmë, edhe prapë nga ajo do t’ju nxjerrim juve herën tjetër”. (Taha, 55)

Posa të bësh sexhden e parë dhe ta ngritësh kokën nga ajo, do të thotë: “Nga ajo (Toka) ju kemi krijuar…”, dhe i gjithë trupi ynë në esencë është nga dheu, por edhe e gjithë jeta jonë është nga dheu. E kur e bën sexhden e dytë e kujton se ti do të vdesësh dhe do të kthehesh prapë në dhe, e pastaj e ngrit kokën përsëri dhe e kujton se do të ringjallesh përsëri. Për këto arsye ne bëjmë dy sexhde në një rekat, ashtu që ta kujtojmë jetën dhe vdekjen. O Allah, na bëj nga ata që dëgjojnë fjalët dhe pasojnë më të bukurën prej tyre!
Përktheu: Valdet Kamberi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: