Sunday, January 24, 2021
Home > Uncategorized > Cila pjesë e Kur’anit është më madhështore?

Cila pjesë e Kur’anit është më madhështore?

Nuk është e tepërt kjo që tha për veten Abdullah ibnu Mes’udi. Një ditë prej ditësh Omer ibnul Hattabi r.a. takon një karvan në njërin prej udhëtimeve të tij, gjatë një nate të errët që e kishte mbuluar me errësirën e saj karvanin. Në karvan kishte qëlluar Abdullah ibnu Mes’udi e Omeri e urdhëroi një njeri t’i pyesë ata:
– Prej nga jeni?
– Prej një vendi të largët.
– Për ku jeni nisur?
Abdullahu u përgjigj:
– Për në Shtëpinë Shenjtë.
Omeri tha: “Me siguri në mesin e tyre është ndonjë alim,- (dijetar) dhe e urdhëroi një njeri dhe i thirri ata:
– Cila pjesë e Kur’anit është më madhështore? 103
– Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është Mbikëqyrës i pëhershëm dhe i përjetshëm. (2:255)
– Pyete, cila pjesë e Kur’anit është më e përsosur?
– Vërtet Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve.(16:90)
– Pyete, cili ajet i Kur’anit është më gjithëpërfshirës?
– “E kush bën ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush bën ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë” (99:7-8)
– Pyete, cili ajet i Kur’anit është më frikësues?
– Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja e as sipas shpresave të ithtarëve të Librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të dhe nuk do të gjejë pos Allahut, as mik as ndihmës. (4:123)
– Pyete, cili ajet i Kur’anit është më shpresëdhënës?
– Thuaj: O robërit e mi, që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai, njëmend, fal shumë dhe është mëshirues (39:53). Omeri tha:
– Pyete, a është në mesin tuaj Abdullah ibnu Mes’udi? Ata u përgjigjën:
– Betohemi në Allahun se ai është në mesin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: