Sunday, January 24, 2021
Home > Uncategorized > Lëreni një derë të hapur!

Lëreni një derë të hapur!

Lëreni një derë të hapur!

Tregon imam Ahmed bin Hanbel Zoti e mëshiroftë: Duke ecur rrugës pash një huligan duke i vjedhur njerëzit që kalonin. Pas një kohe, për çudi, të njëjtin njëri e pash në xhami duke u falur. Iu afrova dhe i thashë: “Allahu nuk do ta pranon namazin prej teje për shkaku të veprave që i bënë.” Ndërsa ai më tha: “O imam, mes meje edhe Zotit ka shumë dyer të mbyllura, dhe dëshiroj qe ta lë një derë të hapur!”
Pas pak muajsh shkova në haxh dhe gjatë tavafit pashë të njëjtin njëri të kapur për mbulesën e Qabesë duke thënë: “O Zot jam penduar tek Ti, më fal mua, kurrë nuk do të kthehem në gjynahe”. Kur e pash këtë, thashë me vete, ky njeri që i lutet Zotit ishte hajn, e la një derë të hapur dhe Zoti ia hapi të gjitha dyert.

Kujdes mos i mbyllni të gjitha dyert në raport me Zotin tuaj edhe nëse jeni mëkatarë dhe bënë vepra të këqija, sepse ndoshta një derë e vetme do t’ju hap të gjitha dyert.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: