Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /srv/users/serverpilot/apps/hope/public/wp-includes/post-template.php on line 284
Sunday, January 24, 2021
Home > Këshilla Islame > LE TË HAN NËNA JOTE VETË

LE TË HAN NËNA JOTE VETË

LE TË HAN NËNA JOTE VETË

1 djalosh u martua.E kishte nënën plakë.

1 ditë, gruaja e tij e braktisi ushqimin dhe shkoi në dhomën e vet. Nëna tha:

“Bir, shko shiko mos është e sëmurë. Mos të flen e uritur.

Bir, kujdesu për gruan tënde.“Dhe ai mendoi se gruaja e tij ishte e sëmurë, dhe shkoi pas saj në dhomë.E pyeti:

“E dashur, a je e sëmurë?

Pse nuk han me neve?“Ajo i tha:

“Nuk mundem. Kur i shoh duart e ndyta të nënës tënde, nuk mund të ha”. Duart e saj ishin me rrudha. Vetëm Allahu e din sa punë të vështira i ka bërë që ta ngriste djalin në këmbë.Ja, mu ato duar i kanë penguar gruas së tij.

Ai e pyeti:

“Çka po propozon?”Ajo tha:

“Më së miri ështa ta vendosësh në shtëpinë e pleqve!”Ai tha:

“Mos u brengos e dashur. Vetëm ti t’më jesh mirë. Nesër do ta rregullojmë atë. Por, para saj mos harro se nesër jemi të thirrur te familja jote. Kur të kthehemi, do ta dërgoj nënën në shtëpinë e pleqve. Nesër do ta marrim edhe nënën time në drekë te familja jote.”Dita e re erdhi dhe ai me gruan e tij dhe nënën po shkon musafir te familja e gruas së dashur.

Në tryezë nuk u paraqit nëna e tij. Mbeti në dhomën tjetër.Me pëshpëritje e pyeti gruan:

“Ç’ndodhi me nënën time?

Pse nuk po han me neve?”Ajo i tha:

“Mos u brengos, po han vetëm në dhomën tjetër!”Ai pyeti:

“A i the ti të rrin vetëm në dhomën tjetër?”Ajo tha:

“Po!Në tryezë bisedën e filloi baballaku. Tha:

“Dhëndërr, ti e din se vajza jonë është e hasretit (e vetmja vajzë) dhe se ia dëshirojmë tërë fatin e kësaj bote. Ajo e ka të drejtën të jeton vetëm me ty në shtëpi. Për atë presim prej teje të gjesh zgjidhje për nënën tënde.”Ai tha:

“Tanimë ia kam premtuar gruas se atë do ta rregullojmë sot.

Mos u brengosni.”Ushqimi u shtrua. Të gjithë filluan të hanë përveq tij. Baballaku e vërejti:

“Dhëndërr, ç’është me ty…

pse nuk po han?”

Ai tha:

“Nuk mundem. Kur i shoh duart e juaja të ndyta, nuk më hahet… duart e juaja janë ndyta sikur edhe zemrat e juaja!”Gruaja e tij mbeti e shtangur. U ngrit, hyri në dhomën ku ishte nëna e tij, u gjunjëzua para saj, ia puthi duart, qau dhe tha:

“Eja nënë, shkojmë!”Plaka pyeti:

“Por, bir, ku po shkojmë?”

Nëna nuk dinte asgjë dhe u çudit.Ai vetëm qante.

Kur e vendosi nënën në veturë, tha:

“Nënë, po shkojmë në Xhenet…

në Xhenet!

Më merr nënë me vete në Xhenet. Nëse ti je e kënaqur me mua, do të hyjmë bashkë në Xhenet, nënë!”Shqipëroi: F.I.A.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: