Tuesday, January 19, 2021
Home > Uncategorized > Misteri i Xhamisë që nuk shpjegohet dot -Studiuesit anglez mbeten me gojë hapur

Misteri i Xhamisë që nuk shpjegohet dot -Studiuesit anglez mbeten me gojë hapur

Xhamia Sidi Bashir në Ahmedabad të Indisë ka dy minare që, edhe pse janë 3 kate të larta secila, mund të lëkunden me një shtytje të dorës së njeriut. Studiues anglezë çmontuan njërën minare, por s’e zbuluan dot misterin, as e kthyen dot më në vend.
Por misteri nuk është vetëm ky. Pak sekonda, pasi është tundur njëra minare, nis të tundet tjetra edhe pa e prekur njeri.

Ajo që çudit shkencëtarët është se dy minaret nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, që të përcillen dridhjet. Veç kësaj, janë të ndërtuara vetëm me gurë.

Nuk kanë as çelik, as ndonjë material fleksibël.

Ekzistojnë dy xhami të tilla dhe besohet se tundjet e minareve realizohen nëpërmjet vendosjes së ekuilibruar të gurëve me të cilët janë ndërtuar, por se si përçohen dridhjet nga njëra minare tek tjetra, ende nuk e shpjegon dot njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: