Friday, January 22, 2021
Home > Uncategorized > Rrëfimi i priftit suedez: Atë që pashë te muslimanët, kam dëshirë ta shohë te suedezët

Rrëfimi i priftit suedez: Atë që pashë te muslimanët, kam dëshirë ta shohë te suedezët

Artikulli i Kryetarit të Krahut të Majtë të Unionit të Kishave në Suedi, Stefan Lindquist, të cilën e shkroi në rrjetet sociale në lidhje me muslimanët, ka thyer rekorde të pëlqimit dhe shpërndarjes, duke u bërë viral, ndërsa gjithashtu u publikua edhe në gazetat kryesore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Lindquist në artikullin e titulluar “Sa të rrezikshëm janë muslimanët?” të cilën e shpërndau nga faqja e tij në rrjetet sociale, u shpreh: “Një musliman më solli një vezë të freskët. Një tjetër ma pyeti hallin. Ndërsa një tjetër më ofroi që të më çoj me automjetin e tij deri në vendin që do të shkoj me arsye se automjetin tim e kam në servis. Njoh një musliman që dërgon ushqim në shtëpinë e shokut të tij që nuk ka të holla. Me të vërtetë muslimanët janë njerëz të rrezikshëm dhe përjashtues”.

“Unë absolutisht nuk besoj se një suedez do t’i jap dikujt vezë pa i kërkuar të holla. Cili suedez me javë i dërgon ushqim shokut të tij që nuk ka të holla? Muslimanët me të vërtetë janë shumë të rrezikshëm”, ka thënë Lindquist duke i krahasuar muslimanët dhe suedezët.

Lindquist artikullin e tij e vazhdon: “Nuk e di, por tani ne suedezët duhet t’i hapim sytë dhe t’i shohim të vërtetat. Vërejta se kam miq muslimanë shumë të sjellshëm dhe bujar. Shumica prej tyre kanë zemër të mirë që nuk i kam parë tek një suedez. Nuk ndjeva urrejtje te asnjëri. Sipas meje është e rëndësishme se si silleni me njerëzit. Nëse i pranoni njerëzit dhe i përfshini në jetën tuaj do të shihni dashuri. Por ne e shohim shumë që në ditë disa minuta të thirret ezani nga altoparlantët”.

Pasi artikulli i tij ka thyer rekorde në rrjetet sociale ai foli për gazetën Aftonbaldet. “Kisha dashur që dashurinë ndaj njerëzve dhe mëshirën që e pashë te shumica e muslimanëve ta shoh edhe te suedezët. Mendoj se ka një frikë dhe ankth të panevojshëm ndaj muslimanëve”, tha Lindquist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: