NDËSHKIMI I ATIJ QË E BRAKTIS NAMAZIN
Atë që e braktis namazin, Allahu e ndëshkon me pesëmbëdhjetë ndëshkime, gjashtë nga to në dynja, tri në prag të vdekjes, tri në varr dhe tri pasi të dalë nga varri.
– Gjashtë në dynja janë:
1. Allahu e largon bereqetin nga jeta e tij.
2. Allahu ia largon pamjen e njerëzve të mirë nga fytyra e tij.
3. Veprat e tij nuk shpërblehen nga ana e Allahut.
4. Nuk ia ngrit lutjen atij në qiell.
5. E urrejnë krijesat në dynja.
6. Nuk bën pjesë në lutjet e njerëzve të mirë.
– Tri në prag të vdekjes janë:
1. Ai vdes i nënçmuar.
2. Vdes i uritur.
3. Vdes i etur dhe edhe nëse të gjitha ujërat e deteve i pi nuk ia largojnë etjen atij.
– Tri që e godasin në varr:
1. I ngushtohet varri.
2. Allahu i ndez zjarr në varr.
3. Allahu e ndëshkon në varr me forma të ndryshme.
– Tri në Ditën e Kiametit janë:
1. Allahu e shikon me syrin e zemërimit.
2. Allahu e llogarit ashpër.
3. Allahu jep urdhër që ta dërgojnë në Xhehenem.
Prandaj, falu para se të të vijë exheli dhe falu para se të ta falin namazin ty.
Nga arabishtja: Irfan JAHU