Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /srv/users/serverpilot/apps/hope/public/wp-includes/post-template.php on line 284
Sunday, January 24, 2021
Home > Këshilla Islame > Si thuhet duaja para ushqimit dhe pas ushqimit?

Si thuhet duaja para ushqimit dhe pas ushqimit?

Pyetje:
Esselamu alejkum.nëse mundet duan që duhet të thuhet para ngrënjes së bukës,dhe nëse mundet edhe shqip dhe arabisht.me falni për shqetësimin Allahu ju shpërbleft

Përgjigje:
We alejkumu selam we rahmetullahi we berekatuhu
Fillimisht e lusim Allahun [Subhanehu ve Teala] që të na dhuroj ushqim të hajrit, dhe të na mundëson që të hamë prej ushqimit hallall. E sa i përketë pyetjes suaj, Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur filloni të hani, thoni: “BISMIL-LAH.” d.m.th.(me emrin e Allahut). Në qoftë se harroni ta thoni në fillim, kur t’ju bjerë ndërmend, thoni: (bismilahi fi evelihi ve ak-hirihi) që d.m.th.”Me emrin e Allahut, në fillim dhe në fund.”
Kushdo që ha ndonjë ushqim, le të thotë në fund:
“O Allah! Na e beko atë që hëngrëm e na e bëj risk që të kemi edhe më të mirë se kjo!”
Pastaj një transmetim tjetër:

“Falenderimi i përket vetëm Atij, që më dha mundësi të ha këtë ushqim, që ma dhuroi me lehtësi dhe pa mundime.”

Allahu e din më së miri

Sylejman Jashari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: