Friday, January 15, 2021
Home > Këshilla Islame > Si e kishte parë Profeti alejhi selam Xhibrilin në pamjen e tij reale?

Si e kishte parë Profeti alejhi selam Xhibrilin në pamjen e tij reale?

Profeti alejhi selam e ka parë Xhibrilin në pamjen e tij reale që e ka krijuar Allahu, me 600 krahë, duke mbuluar tërë horizontin

Besimi i drejtë për engjëjt

Besojmë se ata i përkasin botës së fshehtë, të padukshme edhe pse ndonjëherë mund të shfaqen.

Janë të urdhëruar nga Allahu për kryerjen e adhurimeve dhe i nënshtrohen Atij në mënyrën më të plotë: “ Asnjëherë nuk e kundërshtojnë Allahun dhe gjithmonë veprojnë siç janë urdhëruar.” (Et-Tehrim: 6).

Besojmë emrat e tyre dhe funksionet që kanë, në bazë të diturisë që na është përcjellë.

Engjëjt janë trupa, me argumentin e ajetit kuranor: “

(Allahu) I bëri engjëjt të dërguar që kanë krahë” (Fatir: 1).

Gjithashtu Profeti alejhi selam e ka parë Xhibrilin në pamjen e tij reale që e ka krijuar Allahu, me 600 krahë, duke mbuluar tërë horizontin. Pra engjëjt nuk janë shpirtra.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: