Wednesday, March 3, 2021
Home > Këshilla Islame > Lutja, A E Ndryshon Kadanë (Përcaktimin)?

Lutja, A E Ndryshon Kadanë (Përcaktimin)?

Pyetja e nëntë nga fetvaja me nr. (8946)

Pyetje: Lutja a e ndryshon kadanë (përcaktimin)?

Përgjigje: Allahu madhëruar e ka ligjësuar lutjen dhe ka urdhëruar për të duke thënë: “Zoti juaj ka thënë: Më lutni Mua, Unë ju përgjigjem.” El-gafir, 60 Dhe ka thënë: “Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet.” El-Bekare, 186 Nëse robi vepron shkaqet legjitime dhe lutet, kjo është prej kadasë. Pra, kthimi i kadasë (ndodh po) me kada, nëse Allahu e dëshiron një gjë të tillë. Transmetohet në një hadith autentik nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Me të vërtetë robi privohet nga furnizimi për shkak të ndonjë mëkati që e ka vepruar. Kadanë nuk e kthen (gjë tjetër) veçse lutja dhe jetën nuk e shton veçse devotshmëria.” Transmeton Ahmedi dhe teksti është i tij (5/277 dhe 280, 282), Tirmidhiu (4/448) dhe Ibën Maxhe (1/350) Allahu është dhuruesi i suksesit! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij! Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz Z/kryetar: Abdurrazak Afifi Anëtar: Abdullah bin Gudejan dhe Abdullah bin Kauud Përktheu: Unejs Sheme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: