Friday, January 15, 2021
Home > Uncategorized > Sekretet dhe te mirat e syfyrit – Kjo eshte per ty agjerues

Sekretet dhe te mirat e syfyrit – Kjo eshte per ty agjerues

Pejgamberi a.s., gjithashtu, ka tërhequr vëmendjen për sekretet dhe të mirat e syfyrit:

Në të ka bereqet, siç thamë më parë.
Syfyri është ai që e dallon agjërimin tonë nga të Ehli Kitabëve (para periudhës së Muhamedit a.s.). Transmetohet në Sahihajn nga Amr Ibnu-l-Asi që Pejgamberi a.s. të ketë thënë:
“Ajo që e dallon agjërimin tonë nga ai i Ehli Kitabëve (pasuesve të librave të shpallur) është të ngrënit e syfyrit”.

Syfyri ndihmon që të agjërohet më lehtë. Kjo argumentohet me thënien e Ibni Abasit tek Ibni Maxheja, ku përmendet porosia e Pejgamberit a.s.:
“Ndihmohuni me ngrënien e syfyrit për agjërimin e ditës dhe me gjumin e mesditës për namazin (lutjet) e natës”

Në syfyr nuk duhet ngrënë shumë, por të fitohet fadileti dhe bereqeti i syfyrit, qoftë edhe me pak ushqim ose ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: