Tuesday, March 2, 2021
Home > Uncategorized > Leximi i dhjet ajeteve te kaptines El-Bekare

Leximi i dhjet ajeteve te kaptines El-Bekare

Leximi i dhjet ajeteve te kaptines El-Bekare.Iben Mesudi,radiallahu anha thote:”Kush lexon dhjet ajete prej syres El-Bekare,ate nate ne shtepin e tij shejtani nuk do te hyje deri ne mengjes.Kater ajetet prej fillimi(El-Bekare 1-4),Ajeti-Kursi(El-Bekare 255-257)dy ajetetpas tij dhe tre ajetet e fundit (El-Bekare 284-286)…”
“Ne ate dite atij,e as familjes se tij nuk do ti afrohet shejtani dhe as ndonje gje e urryer…”(Darimiu,nr.3382)

E pashe te arsyeshme qe keto ajete ti shenoj ne kete vende:
Bekare (lopa)
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lam, Mim.
2. Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga All-llahu).
3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin.
4. Dhe ata të cilët e besojnë atë që t’u shpall Ty, dhe atë që është shpallur para teje, dhe të cilët për ahiretin.

255. All-llahu – s’ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti92 i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe “Ajetul-Kursij”)
256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët93, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
257. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
284. Të All-llahut janë ç’ka në qiell dhe ç’ka në tokë, e për atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t’ju marrë në llogari, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut dhe melekëve të Tij dhe të dërguarve të Tij. “Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij”, dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë). ”
286. All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: