Ky muaj, një muaj madhështor! I dalluar, i veçantë.
Në këtë muaj u zhvillua beteja më madhështore: beteja për ndarjen e së vërtetës nga e kota, dallimi i dritës nga errësirat!
Dhe agjërimi, një betejë edhe më madhështore: beteja me epshin dhe lakminë, një përpjekje për rimëkëmbje intelektuale e shpirtërore!
Përgëzime për të gjithë ata që radhiten, radhiten në këtë betejë, për të ngadhënjyer e vërteta, për ta sfiduar të kotën; për ta mundur duke e edukuar epshin e lakminë, drejt pastrimit, ngritjes.
Agjërim të frytshëm! Betejë me triumfe madhështore!
Agjërimi, rimëkëmbje intelektuale e shpirtërore,
“që të bëheni të devotshëm”.