Erdhi një njeri te Hasen el-Basri dhe I tha atij: Se qielli nuk lëshon shi…….i tha atij Hasen el-Basri ”
Estagfirullah
“Pastaj erdhi një person tjetër dhe i tha se më ka godit fukarallëku….i tha atij Hasen el-Basri “Estagfirullah
Pastaj erdhi personi I tretë dhe I tha Hasen el-Basriut :se gruaja ime nuk lind është sterile……I tha Hasen el-Basri: Estagfirullah.
Pastaj erdhi një tjetër I cili I tha se unë e gjuaj farën në tokë dhe ajo nuk mbinë……I tha atij Hasen el-Basri: Estagfirullah
I’u drejtuan të pranishmit Hasen el-Basriut : “na quditi rasti yt a çdo kush që vjen tek ti që ankohet përdiqka thua Estagfirullah
J’u përgjigjet Hasen el-Basri : vallë a nuk e keni lexuar fjalën e Allahut:”
:Ka thënë Allahu I Madhëruar
“Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.”[Nuh:10,11,12]
Pastaj vazhdoj dhe tha:dëshiron qetësimin e gajleve ,hapjen e gjoksit dhe kënaqësi të bukura?
Ka thënë Allahu I Madhëruar:
“E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë).”
[Hud:3]
(A dëshironi largimin e katastrofave (fatkeqsive),dhe sigurimin prej fitneve(sprovave
:Ka thënë Allahu I Madhëruar
“Po All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë).”
[Enfal:33]
(SHPESHTOJE) FJALËN
“ESTAGFIRULLAH” – KËRKOJ FALJE NGA ALLAHU
Thuaj 100 herë Estagfirullah ose me mijëra herë cdo ditë
Dobia: Allahu do t’i rregullojë problemet dhe do ta shtojë riskun.
Dëshmia: Fjala e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “ O ju njerëz, drejtojuni Allahut me tevbe (pendim) dhe kërkim falje (Istigfar), edhe unë i bëj tevbe Allahut nga 100 herë në ditë.” (Transmeton Muslimi)
Tregim në dobinë e istigfarit
Tregimi ka ndodhur në kohën e imam Ahmedit (Allahu e mëshiroft).
Imam Ahmedi në një udhëtim dëshironte ta kalonte natën në xhami, por ai u pengua nga rojtari i xhamisë.
U përpoq ta bindte, por s’kishte asnjë rezultat. Rojtari e tërhoqi dhe e nxjorri nga xhamia me forcë.
Ndërsa tek imami vëreheshin shenjat e përulësisë dhe pleqërisë.
Atë e pa një bukëpjekës dhe i propozoi të qendroj tek ai, dhe imam Ahmedi pranoi. Bukëpjekësi e nderoi pamasë.
Më pas bukëpjekesi filloi ta pregatisë brumin, ndërsa imam Ahmedi e dëgjoi atë duke bërë shumë istigfare (pandërprerë). Kaloi një kohë dhe ai ende po bënte istigfare.
Kur u zgjua imami e pyeti për istigfarin e natës, e ai u përgjigj: “Unë gjatë gjithë kohës duke pergatitur brumin, bëj istigfare.”
Imam Ahmedi e pyeti: E, a ke gjetë frytet e istigfarit? (edhe pse ai i dinte frytet, dobitë dhe mirësitë e istigfarit)
Bukëpjeksi u përgjigj: Po, pasha Allahun nuk kam bërë ndonjë lutje, e të mos më jetë pranuar, pos njerës.
Imam Ahmedi i tha: Cila është ajo?
Bukëpjekësi tha: Ta shoh Imam Ahmed b Hambelin.
Imam Ahmedi i tha: Unë jam Ahmed b Hambel, dhe jam tërhequr me forcë drejt tij.