Tuesday, January 19, 2021
Home > Uncategorized > Këshillë e shtrenjtë

Këshillë e shtrenjtë

Musa ibën Isa El-Xhesas tregon se Ebu Sulejmani ka thënë:

Refuzo vetëpëlqimin duke e njohur vetveten,
pusho zemrën tënde duke u përzier me pak njerëz,
zbute zemrën duke ndjekur ata që kanë frikë All-llahun,
sjelli zemrës tënde nur (dritë) duke qenë vazhdimisht i mërzitur,
mërzinë e sjell duke vazhduar meditimin,
kërkoji idetë dhe mendimet gjatë vetmisë,
ruaju nga iblisi duke kundërshtuar epshin tënd,
stolisu për All-llahun me sinqeritet dhe vërtetësi në vepra,
fitoje faljen e tij me turp nga Ai dhe vetëkontroll,
shtoji begatitë duke falënderuar dhe vazhdoji ato duke pasur frikë ikjen e tyre.

Puna më e mirë është kërkimi i shpëtimit,
shpëtimi më i mirë është shpëtimi i zemrës,
mendja më e mirë është ajo që kundërshton epshin,
kurse varfëria më e madhe është varfëria e zemrës,
e pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: