Monday, January 25, 2021
Home > Uncategorized > A nuk të gjeti ty jetim e Ai të bëri vend (të dha përkrahje)?

A nuk të gjeti ty jetim e Ai të bëri vend (të dha përkrahje)?

“A nuk të gjeti ty jetim e Ai të bëri vend (të dha përkrahje)?”

Kjo ka të bëjë me faktin se babai i të Dërguarit të Allahut vdiq ndërsa e ëma e tij ishte
ende shtatzënë me të, dhe se Eminja, e bija e Wehbit, vdiq kur ai ishte vetëm gjashtë vjeç.
Pas kësaj, ai kaloi nën kujdesin e gjyshit të tij, Abdul Mutalibit, derisa edhe ai vdiq, kur
Muhamedi ishte tetë vjeç.

Më pas, përgjegjësinë për të e mori xhaxhi i tij Ebu Talibi, i cili
vazhdoi ta mbronte dhe ta ndihmonte atë, si dhe ta përmirësonte gjendjen e tij, ta
nderonte dhe madje edhe ti përmbante njerëzit e tij që të mos e lëndonin atë, kur ai arriti
moshën dyzet vjeçare dhe Allahu e ngarkoi atë me profetësi. Madje, edhe pse Ebu Talibi
vazhdonte kështu, ai ende ndiqte fenë e popullit të tij dhe adhuronte idhujt. E tërë kjo
ndodhi me vendimin hyjnor të Allahut dhe vendimi i tij është më i përkryeri. Ebu Talibi
vdiq pak para se të ndodhte Hixhreti. Pas vdekjes së Ebu Talibit, populli i paditur i
Kurejshëve filloi që ta sulmonte atë.

Kështu, Allahu zgjodhi që Muhamedi, salallahu
alejhi we selem, të migronte larg prej tyre, në qytetin e El-Awsit dhe El-Hazrexh, në
mesin e atyre që më vonë e ndihmuan atë (Në Medine). Allahu bëri që Suneti i tij të
shpërndahej në mënyrën më të plotë dhe më të përkryer. Pastaj, kur ai arriti në qytetin e
tyre, ata e strehuan, e mbështetën, e mbrojtën dhe luftuan kundër armiqve të Islamit,
Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. E tërë kjo ishte nga mbrojtja e Allahut, ruajtja
dhe kujdesi i Tij për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: