Monday, January 18, 2021
Home > Uncategorized > El Velij – El Mevla En Nesir (Mbrojtësi)

El Velij – El Mevla En Nesir (Mbrojtësi)

El Velij – El Mevla En Nesir (Mbrojtësi)
Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari.” (Shura, 28). Gjithashtu thotë: “Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtar i madh që është.” (Haxh, 78)
Dallimi mes El Velij dhe El Mevla qëndron në atë se El Velij është Ai i Cili i merr gjërat dhe rregullon gjendjet. Kjo është mbrojtje e përgjithshme. Ndërsa El Mevla është Ndihmës të cilit besimtarët i mbështeten. Ai i ruan dhe i mbron ata në çaste të vështira dhe jo të vështira. Kjo është mbrojtje e veçantë. Pikërisht për këtë arsye i ka veçuar besimtarët dhe ky emër është i lidhur me ndihmën në shumë vende në Kuran. Allahu i Lartësuar thotë: “Këtë ngase Allahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.” (Muhamed, 11). Gjithashtu thotë: “Po nëse refuzojnë, ta dini se Allahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai.” (Enfal, 40). Gjithashtu thotë: “Thuaj: “Ne nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu; Ai është ndihmëtar yni”. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” (Teube, 51)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: