Saturday, January 16, 2021
Home > Uncategorized > BUKURIA E SYVE TANË!

BUKURIA E SYVE TANË!

BUKURIA E SYVE TANË!

Operimi që na nevojitet është operimi i “zbukurimit të shikimeve tona”. Edhepse është në kundërshtim me operimin estetik i cili sytë tanë “do të na zgjeronte”, “zvogëlonte”, etj., këtu do të bënim operimin e shikimeve tona që të mos shohim atë që Zoti ynë nuk është i kënaqur ose ajo që është haram, duke menduar për versetin kuranor:

“Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.”(Gafir, 19)

Duke dëgjuar dhe bindur urdhërit të Tij kur urdhëron të gjitha besimtaret:

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre . . .” (En – Nurë, 31)

T’i ruajmë shikimet tona, sepse ata janë shkas i mëkateve, e ndonjëherë edhe shkatërrim dhe humbje e imanit. Na mjafton tërheqja e vërejtjes ku Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Prostitucioni i syve është shikimi.” (Muslimi, 6925)

Dr. Ali Iljazi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: