Wednesday, November 25, 2020
Home > Uncategorized > ZGJERIMI I UNIVERSIT!

ZGJERIMI I UNIVERSIT!

ZGJERIMI I UNIVERSIT!

Në Kuran, i cili u shpall katërmbëdhjetë shekuj më parë, në kohën kur shkenca e astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i universit përshkruhet në këtë mënyrë:

“Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë .” (Edh-Dharijat 47)

Fjala “qiell” e përmendur në këtë ajet është përdorur në vende të ndryshme në Kuran me kuptimin e hapësirës dhe universit. Edhe këtu, kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim. Me fjalë të tjera, në Kuran është shpallur se universi “zgjerohet”. Pikërisht ky është konkluzioni i arritur sot prej shkencës.

Që para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës ishte se “universi ka një gjendje konstante dhe ka ekzistuar përherë pa fillim”. Por kërkimet, vëzhgimet dhe llogaritjet e marra prej aparaturave bashkëkohore vërtetuan se universi në të vërtetë ka fillimin dhe argument për këtë është se ai zgjerohet vazhdimisht.

Georges Lemaitre

Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje të vazhdueshme dhe se ai zgjerohet.
Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënave të vëzhguara më 1929.

Edwin Hubble me teleskopin e tij gjigand

Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat vazhdimisht sa vinin dhe largoheshin më shumë nga njëra-tjetra. Një univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër, nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim.

Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në zgjerim e sipër. Ky argument është sqaruar në Kuran në një kohë, kur askush nuk kishte as idenë më të vogël rreth këtyre fakteve. Kjo, sepse Kurani është fjala e Allahut, Krijuesit dhe Sunduesit të tërë universit.

Që prej momentit të Big Bengut, universi ka filluar të zgjerohet vazhdimisht me shpejtësi të madhe. Shkencëtarët e krahasojnë zgjerimin e universit me sipërfaqen e një tullumbaci në fryrje e sipër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: