Monday, November 30, 2020
Home > Uncategorized > Kjo është prej kurthave më të mëdha që shejtani i bën besimtarëve

Kjo është prej kurthave më të mëdha që shejtani i bën besimtarëve

FRIKËSIMI I BESIMATRËVE PËRMES ITHTARËVE TË TIJ:

Nga metodat e shejtanit është frikësimi i besimtarëve përmes ushtrisë dhe dashamirëve të tij, kështu që besimtarët nuk i luftojnë ata, nuk i urdhërojnë në të mira dhe nuk i pengojnë nga të këqijat. Kjo është prej kurthave më të mëdha që shejtani i bën besimtarëve, All-llahu i madhëruar na lajmëroi për këtë duke thënë: “Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t’ju frikësojë, prandaj ju mos u frikësoni prej tyre, Mua frikësomuni, nëse jeni besimtarë” (Ali Imran: 175).

Tha Katadeja: “Kuptimi i “…dëshironte me miqtë e vet t’ju frikësoj…” është: e rritë çështjen e tyre në zemrat tuaja, për këtë arsye pastaj tha “…ju mos u frikësoni prej tyre, Mua frikësomuni, nëse jeni besimtarë”, sa herë që forcohet besimi i njeriut, i largohet nga zemra e tij frika nga miqtë e shejtanit dhe sa herë që dobësohet imani i tij, forcohet frika e tij nga ata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: