Monday, March 1, 2021
Home > Uncategorized > Fëmija i Parisit

Fëmija i Parisit

Një fëmijë hyri në një xhami të Parisit dhe i thotë imamit të xhamisë: Nëna më ka dërguar të mësoj tek ju.
Imami i thotë: Paraprakisht më duhen disa informata në lidhje me nënën tënde…
Fëmija përgjigjet: Ajo është në rrugë dhe nuk mund të hyjë, sepse nuk është muslimane.
Doli imami i xhamisë të sqarohet rreth birit të saj!
Nëna i tha: Kam një fqinje muslimane dhe kur ajo i dërgon fëmijët e saj në shkolle ia puthin duart dhe lumturia e gëzimi asnjëherë nuk e braktisin atë familje.
O imam! Nuk kam parë ndonjë musliman në këtë qytet të lë prindërit e tij në shtëpinë e pleqve.
Merre birin tim dhe mësoje, me shpresë se do të veprojë me mua ashtu siç veproni ju me prindërit tuaj.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: