Thursday, December 3, 2020
Home > Uncategorized > Kujt duhet të ja tregojmë ëndrrën ?

Kujt duhet të ja tregojmë ëndrrën ?

Sipas hadithit të rrëfyer nga Ebu Razin et-Tirmidhi, ai nuk duhet t’i tregojë ndonjërit për të përveç shokut shumë të afërt të cilin e do shumë, apo i cili është shumë i urtë. Sipas një transmetimi tjetër, ai nuk duhet të flasë për të përveç me atë i cili është i urtë apo me atë i cili është i dashur për të. Sipas një transmetimi tjetër, ai s’duhet t’i tregojë ndonjërit përveç dijetarit apo atij i cili do të jep këshillë të sinqertë. El-Kadi Ebu Bekr Ibn el-‘Arabi ka thënë: sa i përket dijetarit, ai do ta interpretojë në mënyrë të mirë për të aq sa mundet, ndërsa ai që do t’i jep këshillë të sinqertë do t’i mësojë diçka atij që do të jetë e dobishme për të dhe do ta ndihmojë ta bëjë atë. Ai që është i urtë është ai, i cili di ta interpretojë atë dhe do t’i tregojë vetëm atë që do t’i ndihmojë atij, përndryshe do të heshtë. Ai që është i dashur, nëse di diçka mirë do ta thotë atë, dhe nëse nuk di apo është në dyshim, do të heshtë.

Imam el-Begaui ka thënë: Dije se interpretimi i ëndërrave bie në kategori të ndryshme. Ëndërrat mund të interpretohen në dritën e Kuranit apo në dritën e Sunetit , apo me anën e proverbave që janë aktuale në mesin e njerëzve, apo me emra ose metaforë, apo me të kundërtën e saj. (Sharh el Sune, 12/220) Ai dha një shembull të kësaj, siç është: Interpretimi në dritën e Kur’anit: siç është litari që do të thotë marrëveshje, sepse Allahu thotë (interpretimi i domethënies): “Dhe mbahuni të gjithë për litarin e Allahut… “ [Al ‘Imran 3:103]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: