Monday, November 30, 2020
Home > Uncategorized > Disa këshilla të jetës së përditshme

Disa këshilla të jetës së përditshme

Disa këshilla të jetës së përditshme

Allahu thotë në një ajet kuranor: “Përkujto se me të vërtet përkujtimi besimtarëve u bën dobi.”

1.Kanë thënë se koha është si floriri e realiteti është se koha është me e vlefshme se floriri, se koha që kalon nuk kthehet e floriri i humbur mund të gjendet.

2.Koha humbet në katër mënyra:
a) të mos bësh asgjë;
b) të mos e bësh atë që duhet;
c) të mos e bësh në kohën e duhur;
d) të mos e bësh ashtu si duhet.

3.Jeta është aq e shkurt sa që duket se po hyn në një dhomë për një dere e po del për një tjetër.

4.Të afatizosh do të thotë ta përfundosh, të përfundosh do të thotë të marrësh atë që e meriton, e merita jote është dënimi apo shpërblimi.

5.Njeriu është i përbërë prej ditëve, iku një ditë, iku një pjesë e jotja.

6.Nuk është i ri ai i cili ka energji, por i ri është ai që ka dituri.

7.Dituria është si ulliri i cili jep frutat më vonë.

8.Jeta është moment i vdekjes, të jetosh do të thotë të vdesësh.

E lusim Allahun që këto këshilla të jenë të dobishme, për ne dhe ju, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: