Me të vërtetë se në Xhennet ka dhoma
✾Tregon Aliu (radijallahu anhu), se Profeti ﷺ ka thënë:
Me të vërtetë se në Xhennet ka dhoma, ana e jashtme e të cilave shihet nga brenda dhe ana e brendshme e tyre shihet nga jashtë.
✾Një beduin i cili ishte aty prezent, i tha: “Për kë janë ato, o i Dërguar i Allahut?”
Ai tha:
❶ – Për atë që flet fjalë të buta,
❷ – që jep ushqim,
❸ – agjëron në vazhdimësi
dhe
❹ – që e kalon natën duke u falur gjersa njerëzit janë në gjumë.》
Sahih Sunenit-Tirmidhij 2527