Saturday, October 24, 2020
Home > Uncategorized > Buzëqeshjet më të vështira

Buzëqeshjet më të vështira

BUZËQESHJET MË TË VËSHTIRA!

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur sheh dikë duke u dënuar dhe keqtrajtuar dhe ti nuk ke mundësi ta ndihmosh, por buzëqesh për t’i dhënë pakëz shpresë.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur dikush që ka qenë i shtrenjtë në zemrën tënde vdes, dhe sheh të tjerët përreth duke qarë, ndërsa ti buzëqesh që t’iu largosh dhimbjen sadopak.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur të gjithë afër teje janë të lumtur ndërsa ti je i mërzitur, por buzëqesh të tregosh forcën tënde.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur ëndrrat e tua rrënohen para teje, por ti buzëqesh me shpresë se do t’i ndërtosh rishtas.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur shoku me i ngushtë të nënçmon apo të braktis, por ti buzëqesh duke i thënë se mund të jetoj edhe i vetëm.

Sado që buzëqeshja është e vështirë për ty, BUZËQESH!

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: