Friday, October 30, 2020
Home > Uncategorized > Abrogjinët e Australisë po i kthehen Islamit

Abrogjinët e Australisë po i kthehen Islamit

Letrat e shkruara nga Malcolm X po bëhen shkak që një numër i madh i abrogjinëve të kthehen në Islam.
Një raport i lëshuar së fundmi nga një burim australian tregon se abrogjinët gjithnjë e më shumë janë duke e lënë krishterimin dhe po bëhen muslimanë.

Sipas Adam Posamai, profesor në lëndën Sociologjia e Fesë, numri i abrogjinëve u rrit nga 600 në 1000 në mes të vitit 2001 dhe 2006. Kjo shifër tregon një rritje prej 70-80 për qind në normën e konvertimit dhe në korrelacion me rritjen e abrogjinëve ndaj feve tjera.

Shërbimi Special i Transmetimeve në Australi ka cituar se Prof.Posami ka thënë se shumë vendas të cilët janë “konvertuar” në Islam nuk e shohin këtë si konvertim, por më tepër si një rikthim, sepse ata po kthehen në besimin e paraardhësve të tyre, të cilit kishin pasur kontakte me tregtarët musliman nga Indonezia dhe Afganistani që nga vitet 1700.

Ai gjithashtu vuri në dukje se norma e konvertimit korrespondon me rritjen e ideve nga Lëvizja e të Zinjëve Amerikan të viteve 1960, sidomos ato të aktivistit Malcolm X, ku shumë nga të kthyerit janë frymëzuar nga shkrimet e tij.
/mesazhi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: