Thursday, October 29, 2020
Home > Uncategorized > A e feston vitin e ri ?

A e feston vitin e ri ?

Viti i Ri, festë e krishterë apo pagane?

Disa muslimanë e festojnë Vitin e Ri duke imituar të krishterët dhe paganët. Kremtimi i Vitit të Ri në bindjen e krishterë ndërlidhet me lindjen e Isait (alejhi selam). Por, në vazhdim, le t’i hedhim një vështrim historik festimit të lindjes së tij.

A e festojnë të krishterët realisht ditëlindjen e Isait alejhi selam?

Në Enciklopedinë Britanike (16/364) shënohet: “Historianët thonë: Mesihu (Jezu Krishti) nuk ka lindur në këtë datë, që sot festohet në tokat krishtere. Etërit e kishës, të shekullit të dytë dhe të tretë, këtë e vërtetojnë duke thënë: “Ajo që quhet ditëlindja e Jezu Krishtit nuk është asgjë tjetër vetëm se një kopje e origjinalit të festimit të paganëve në Evropë para lindjes së Jezu Krishtit.”

I njëjti burim thotë: “Kalendari i festave të krishtera është kopje e ‘’Kalendarit diellor të Julijusit’’, i cili kalendarin diellor e ka prurë në Romë në vitin 46 para lindjes së Jezusit. Viti kishte 365 ditë. Kështu paganët festonin 25 dhjetorin, festën e njohur si ‘’festa e lindjes së Diellit.”

Enciklopedia Britanike (4/283) thotë: “Ditëlindja e Jezu Krishtit për herë të parë është festuar më 6 janar në vitin 336 (pas lindjes së Isait) në Romë. Më pas kisha perëndimore-katolike në fund të shekullit të katërt feston ditëlindjen e Jezusit më 25 dhjetor, ndërsa kisha ortodokse më 6 janar.’’

Isai alejhi selam sipas historianëve nuk ka lindur në asnjërën prej këtyre datave dhe një e kremte e këtij lloji është trashëgimi e paganëve të Evropës, të cilët kanë festuar një kohë të gjatë para lindjes së Isait alejhi selam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: