Saturday, October 24, 2020
Home > Uncategorized > Një studim shkencor mbi ajetet e marimangës

Një studim shkencor mbi ajetet e marimangës

Shembuj tejet interesant dhe të shkëlqyer për shkencëtarët hasim në Suren Ankebut (Merimanga):
“Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës.” (El – Ankebut, 41)

Rrjeta e merimangës është njëri prej argumenteve më mahnitës dhe më të çuditshëm të krijesave të Allahut të madhërishëm. Përbëhet prej fijeve të mëndafshta dhe shumë të ndieshme të cilat formohen nga sekreti i gjëndrrave të merimangës. Kohëve të fundit u zbulua në Afrikë një lloj merimange që formon fije ari. Ekzistojnë shumë lloje të merimangave dhe rrjedhimisht edhe shumë lloje rrjetash që i thurrin ato.

Ekzistojnë rrjeta apo fole në formë gype me një ose dy dyer, banesë vërtet e ngrohtë familjare. Ato rrjeta kanë një pikë qendrore dhe vija në formë rrezesh, të cilat lidhin fijet e tërthorta përreth pikës qendrore apo qendrës. Ky është një instrument gjuetie. E tërë struktura është shembull i ekonomisë në kohë, material dhe në renditjen e fijeve. Menjëherë, posa ndonjë insekt bie në rrejtë, merimanga i ndien vibrimet dhe afrohet për ta mbytur gjahun. Nëse insekti është shumë i madh dhe i fuqishëm, merimanga përdor gjëndrrat e saj helmuese. Në fijet e merimangës ka veçori të veçanta që të habisin. Fija e merimangës me diametër më të vogël se e mijëta pjesë e milimetrit, është pesë herë më e fortë se fija e çelikut, më e fortë dhe më elastike se fija e mëndafshit.

Çeliku special që prodhohet në fabrika të ndryshme është një prej materialeve më të fuqishme, por merimanga në trpuin e saj edhepse në dukje insekt i vocërr, mund të prodhojë fije më të forta se çeliku special.

Dhe përderisa njeriu në prodhimin e çelikut përdor një dituri dhe teknologji shekullore, a thua cilën dituri dhe teknologji të përsosur përdor merimanga derisa i bën fijet e veta? Siç vërehet, të gjitha mjetet teknologjike të cilat i ka në dorë njeriu, ngecin pas mundësive të habitshme që ka merimanga.

Pra, merimanga ka teknikë më të avancuar në këtë drejtim.
Po, vërse vallë Kurani fisnik thotë: “E sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës.”?
Këtu fshihet një mister biologjik.

Sot u zbulua se merimanga femër (edhe në arabisht por edhe në gjuhën shqipe si emër ka vetëm gjinië femërore) është ndërtuese e shtëpisë së saj. Ajo ndërton rrjetën e saj dhe dominon në rrethin ku jeton. Pas mbarësimit, merimanga e mbyt menjëherë mashkullin dhe ushqehet me të.

Pra, ajo i gjason mjaft “familjes moderne”, në të cilën për çdo gjë vendos femra. Të vegjëlit posa dalin nga vezët e hanë njëri tjetrin.
Fjala tejet e qëlluar arabe “vehnun” do të thotë dobësi, lodhje, rraskapitje deri në maksimum.

Pra, të gjithë ata që kërkojnë dhe zgjedhin mbrojtës tjetër, e jo Allahun, d.m.th. të gjitha ideologjitë apo “izmat” që ishin apo do të vijnë pas nesh, që nuk kanë bazë dhe mbështetje tek Allahu i madhërishëm, i përngjajnë merimangës, karakterit të saj grabitës, por edhe shtëpisë së saj, e cila është tepër e dobët, pa mure, transparente dhe zhduket menjëherë posa ta prekësh.
Pra, verseti kuranor mund të kuptohet si parabollë.

Fijet e merimangës nga aspekti i saj janë të fuqishme, por nga aspekti i njeriut janë të dobëta dhe fare lehtë i bart era.

Kështu është edh me fuqinë njerëzore kur bazohet në mjetet materiale të cilat sado që në pamje të parë duken të bukura dhe relativisht të sofistikuara nuk paraqesin asgjë kundrruall realitetit të amshuar.

Struktura e tejndieshme, ndërtuese e një merimange nuk mund t’i kundërvihet lëvizjes të dorës njerëzore.

Në këtë pyetje të cilën shumica e njerëzve e harrojnë dhe e anashkalojnë qëndron e vërteta. Njerëzit mendojnë se janë të sigurt nëse mbështeten tek pasuria, fuqia, dituria, etj., pra tek forca e jashtme, por në fakt ata e harrojnë njërën, e harrojnë Atë që i ka krijuar të gjitha.

Kundrruall fuqisë së Allahut të plotfuqishëm, të gjitha të tjerat janë fuqi të rreme dhe pa vlerë siç është personaliteti, shoqëria, shteti e të ngjajshme, mu sikur rrjeta e merimangës – të dobëta, të thyeshme, të paqëndrueshme, sepse një fshesë i zhduk menjëherë.
Andaj, kur e tregon një të vërtetë shkencore, Kurani famëmadh ka metodën e vet të paraqitjes së gjërave, që dallon nga metodat tjera.

Ai nuk e shtjellon sikur do ta shtjellonte një shkencëtar i mirëfilltë, apo siç bën biokimisti apo fizikani që i paraqet gjërat në hollësi.

ألله أعلم – Allahu e din më së miri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: