Saturday, October 31, 2020
Home > Uncategorized > Aromat e këndshme ose parfumet janë ushqim për shpirtin

Aromat e këndshme ose parfumet janë ushqim për shpirtin

Aromat e këndshme ose parfumet janë ushqim për shpirtin, dhe dihet që shpirti është furnizuesi me energji i forcave të tjera të trupit. Parfumi ndihmon trurin, zemrën, organet e brendshme dhe qetëson zemrën e shpirtin. Aromat e këndshme janë substancat dhe ilaçet më të përshtatshme dhe më të parapëlqyeshmet për shpirtin. Ekziston një lidhje e ngushtë mes shpirtit të mirë dhe aromës së mirë. Ja pse parfumet ishin ndër gjërat më të dashura në këtë botë për zemrën e njeriut më të pastër, Pejgamberit (s.a.u.s.).

Buhariu sjell rrëfimin se Pejgamberi (s.a.u.s.) i pranonte gjithnjë parfumet që i dhuroheshin. Ndërsa Muslimi tregon që i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) ka thënë: “Nëse dikujt i japin një rejhan (borzilok/mërsinë), nuk duhet ta refuzojë, sepse ai është i lehtë për t‟u mbajtur dhe ka aromë të mrë.”

Ebu Daudi dhe Nesaiu sjellin hadithin tjetër të Pejgamberit (s.a.u.s.), që thotë: “Cilido që i jepet një parfum nuk duhet ta refuzojë atë, sepse ai është i lehtë për t‟u mbajtur dhe ka aromë të mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: