Një beduini i lindi gruaja vajzë. Ai u mërzit dhe braktisi çadrën e tij në shkretëtirë dhe qëndronte tek çadra e një mikut të vet.
Ndodhi që një ditë kaloi pranë çadrës ku jetonte e shoqja me vajzën dhe dëgjoi vargjet e të shoqes, në të cilat shprehte dhimbjen e saj për të shoqin që e kishte braktisur:
Në vatrën e vet, përse nuk vjen?
Në shtëpinë e tjetrit, përse flen?
Përse mërzitet që djem si dhurojmë?
Pasha Zotin, për këtë këtë kot na fajësojnë.
Si toka jemi ne të ngratat gra
Korrim atë që mbjellin ata.
I shoqi buzëqeshi, hyri brenda dhe i puthi kokën të shoqes dhe vajzës së tij.
Elmaz Fida