Saturday, October 31, 2020
Home > Uncategorized > Si e dallojnë fëmijët dashurinë e prindërve?

Si e dallojnë fëmijët dashurinë e prindërve?

Si e dallojnë fëmijët dashurinë e prindërve?

Prof. Xhasim El-mutava:”Kameramani ynë doli në rrugë dhe u drejtoi disa fëmijëve këtë pyetje:”Si e dallon nëse prindërit të duan?”

Përgjigjet e tyre ishin të ndryshme. Disa prej tyre u përgjigjën:”E dalloj nga interesi dhe përkushtimi që kanë, si dhe nga shpenzimet që bëjnë për mua.”

Disa të tjerë përmendën sjelljen e mirë dhe lëvdatat. Cili është mendimi dhe komenti juaj doktor, rreth këtyre përgjigjeve?”

Dr. Beshir Salih Er-Reshidij:”Përgjigjet e fëmijëve, janë ajo që ata e shohin dhe e ndjejnë nga prindërit e tyre. E përbashkëta e të gjithë përgjigjeve ishte se sjellja dhe aparenca, është tregues i dashurisë. Dikush prej tyre, përmendi “Lëvdatat” dhe diçka të tillë ai e komentoi si dashuri. Kjo, edhe pse në realitet ti mund t’a lëvdosh dikë, por nuk e don. Një fëmijë tjetër përmendi si tregues dashurie “Shpenzimet që bëjnë dhe të hollat që i japin”. Kjo, edhe pse ne mund t’i japim dikujt që nuk e duam. Kështu, prindërit dhe fëmijët, nuk e njohin botën e ndjenjave të pakonkretizuara me vepra. Sipas tyre, nëse dashurinë nuk e shohin të konkretizuar në një sjellje, për ta nuk është dashuri. Sa më i vogël të jetë fëmija, ai e mat dashurinë e prindërve me diçka të prekshme. Diçka e tillë i ngjan të hollave që depozitojmë në bankë. Ato janë të pavlefshme nëse nuk i nxjerrim, t’i investojmë dhe të përfitojmë prej tyre.”
/mjeksiaislame

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: