Thursday, October 29, 2020
Home > Uncategorized > Besimtari i kërkoi profetit Musa a.s t’i lutej Zotit t’i jepte pasuri por ajo që ndodhi ishte e mahnitshme

Besimtari i kërkoi profetit Musa a.s t’i lutej Zotit t’i jepte pasuri por ajo që ndodhi ishte e mahnitshme

Siç e përshkruan All-llahu në Kur’an, Musai alejhi selam, ishte një profet i madh, pesë nga më të mëdhenjtë në historinë njerzore që Zoti i Gjithësisë e kishte dalluar duke folur drejtpërsëdrejti me të. Një njeri i zakonshëm, i varfër por shumë i ndershëm shkoi tek profeti i Zotit, tek Musai alejhi selam, dhe i kërkoi diçka! Kerkesa e tij ishte që Musai alejhi selam, t’i lutej All-llahut që t’i jepte këtij njeriut pasuri. Por, Musai alejhi selam, me mirësjellje i tha që nuk duhej te bëhej tafmaqar pra ta kishte mendjen tek pasuria. Përgjigja e këtij besimtarit ishte e prere, sepse ai e kishte vendosur kërkonte që Zoti i Botrave, All-llahu ta begatonte me pasuri. Musai alejhi selam, gjatë bisedës me Zotin e Madhëruar i tha:• All-llah i Madhëruar! Kam një amanet

• Çoje amanetin në vend: iu përgjigj Sunduesi i Gjithësisë!

• Një njeri u lut për pasuri!

• Zoti i Gjithësisë tha: Do t’i jap Unë atij disa vite pasuri të madhe.

Ia hapi Zoti i Gjithësisë pasurinë dhe e bëri të pasur. Por Musait alejhi selam i tha për një pjesë të kohës do të kishte pasuri. Pasi koha kalonte, Musai alejhi selam po shikonte që pasuria e tij po shtohej nuk po pakësohej dhe po vërente se afati që pasuria do i mbaronte kishte kaluar. Pasuria e tij u shtua shum. La ilahe il lall-llah tha Musai alejhi selam. Mendoi me vete që: All-llahu i Madhëruar më tha që ky njeri do te ketë pasuri për kaq vite dhe më pas do ia ndërpres sepse kaq ishte afati por këtij pasuria po i shtohet pafund. Kur i erdhi mundësia dhe fati i madh që të fliste me All-llahun, Zotin e Gjithësisë i tha:

• I madhi All-llah!

• Fol, robi Im, Musa!

Në fund të bisedës i tha:

• Për filanin, me the që do të kete risk, pasuri vetëm për një farë periudhe por pasuria e tij po shtohet.

• Sunduesi i Gjithësisë iu përgjigj: Po e vërtetë është sepse unë i hapa një derë ai hapi 4 dyer dhe më pas un i hapa 100 dyer.

Musai kërkonte të mësonte më shumë dhe i tha:

• Si Zoti im, ma shpjego?!

• Unë i hapa një derë risku, pasurie ai hapi 4 të tillë.

Si kishte ndodhur kjo vëlla dhe motër?! Këtij besimtari Zoti i kishte dhënë pasuri por ai një pjesë të pasurisë kishte filluar ta shpenzonte për përhapjen e fesë Islame, një pjesë tjetër të pasurisë për nevojat e jetimëve një pjesë për të varfërit dhe pjesën tjetër e shpenzonte për nevojat e përgjithshme të njerzve që ishin me sëmundje etj! Dhe Sunduesi i Gjithësisë i tha Musait alejhi selam:

• Unë i hapa një derë risku, ai hapi katër korsi risku dhe Unë kur e pashë ia hapa dyert e pasurisë pafund.

Këtu e kuptoi Musai alejhi selam që ky njeri i ndershëm nuk donte lek për veten e tij, ky njeri donte pasuri për të çuar Islamin përpara! Kjo është një ndër historitë e bukura dhe shumë domethënëse. Mjafton që të kuptojmë thelbin e kësaj historie ta vendosim në praktike dhe do të shikojmë begatitë e pafundme të Zotit të Gjithësisë duke u derdhur mbi ne. Zoti na bëftë prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: