Saturday, October 24, 2020
Home > Uncategorized > ULE SHIKIMIN

ULE SHIKIMIN

Zinaja e syrit është prej mëkateve të mëdha nga mëkatet e vogla, dhe njëherit ajo e çon njeriun drejtë mëkatit të madh, që ajo është zinaja (prostitucioni).Ai që s’mundet ta stopoj (ndaloj) shikimin e tij, nuk do të mund ta ruaj organin gjenital (të tij).

Kanë thënë: “Kujdes nga shikimi sepse ajo mbjell në zemër epshin, dhe mjafton kjo si sprovë”.

Davudi, alejhi selam, ka thënë: “Biri im, ec mbas luanit apo luajve, por assesi mos ec mbas një gruaje (të huaj).”

I kanë thënë Jahjas, alejhi selam: “Cili është fillimi i zinasë?” U përgjigj: “Shikimi”.

Fudajl ibn Ajadi thotë: “Ka thënë Iblisi: Shikimi është harku dhe shtiza ime e vjetër që nuk gabon.”

Sa herë që kalon një ditë prej ditëve tuaja, mbyllet fletushka me regjistrimin e veprave që ke bërë atë ditë. Bëj vepra të mira për veten tënde, krahasoje ditën tënde të sotme me atë të djeshmen; largoju mëkateve dhe shtoji veprat e tua të mira para se të të vij caktimi i Allahut (vdekja).

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: