Monday, October 26, 2020
Home > Uncategorized > Rrugët e duhura që të dërgojnë tek sinqeriteti

Rrugët e duhura që të dërgojnë tek sinqeriteti

Sinqeriteti është një ndër virtytet më të dallueshme dhe të rëndësishme te njeriut! Çdo njeri kërkon që të jetë i sinqertë kjo për arsyen sepse të sinqertin e duan të gjithë. Por, shumë pak prej njerzve ose vetëm nje pjesë janë të sinertë, pjesa tjetër zgjedhin rrugën e gabuar ndersa ka prej njerzve që janë në kërkim të sinqeritetin. Një ndër rrugët që të çon tek sinqeriteti është nijeti pra qëllimi i mirë. Përpara se jeni duke kryer një vepër të mirë është shumë e rëndësishme të përcaktohet qëllimi i kësaj vepre. Shkurtimisht duhet që të përcaktohet që kjo vepër do të kryhet për hir të Zotit. Dijetarët thonë që një epër të mirë të vogël, mund ta zmadhojë qëllimi i mirë dhe një punë të madhe e zvogëlon përsëri qëllimi.Cilat janë gjërat që nevojitet qëllimi i mirë?!

Tre janë gjërat që vevojitet qëllimi i mirë!

1. E para janë adhurimet! Gjatë rrugës për në xhami, bëje nijet vendose qëllimin që çdo hap do e bëj për hir të Zotit dhe lute Zotin për sinqeritet! Për çdo të mirë që të besh mendo më parë mbi qëllimin që po e bën dhe shpërblimin që prej prej saj. kjo me qëllim që të të përtërihet vendosmëria dhe si rrjedhojë të forcohet besimi. Shumë prej nesh kanë qënë prezentë të njerëzve të cilët punët që kryenin me dëshirë tashmë i anashkalojnë. Kjo ndodh për faktin se është zbehur nijeti pra qëllimi i mirë. Nëse do të ruash sinqeritetin gjithmonë kontrollo nijetin dhe qëllimin me të cilin e kryen diçka.

2. E dyta janë gjëra e zakonshme. Dijetarët janë të mendimit që qëllimi i mirë e kthen diçka të zakonshme në adhurim. Mjafton të marim një shembull. Ka prej të rinjëve dhe të rejave që shkojnë në shkollë me qëllimin të fitojnë dije dhe ta shfrytëzojnë këtë dije për t’u pasuruar, për pushtet, për të shfrytëzuar njerzit etj. Nëse ti vëlla dhe motër e nderuar shkon në shkollë me qëllimin të përfitosh dituri për hir të Zotit dhe këtë dituri ta shfrytëzosh për vepra të mira, për të ftuar të tjerët në Islam, për t’u bërë shembull dhe njeri i mirë dije se çdo gërme që lexon do të jetë sevap për ty. Ka njerëz që vishen bukur për të rënë në sy për diçka të pakuptimte. Kurse besimtari nëse vishet bukur me nijetin e sinqertë që njerzit të mendojne se sa bukur duket nje musliman edhe për këtë do të shpërblehesh. Sot fatkeqsisht është në rritje një tendencë e njerëzve që kërkojnë të jenë të pasur për të plotësuar epshet e tyre dhe pasionet e dëmshme. Kjo do të jetë një rrugë me një përfundim jo të mirë. Nëse besimtari kërkon pasuri për qëllimin e mirë duke kontribuar për fenë hyjnore Islame, për të ndihmuar familjen, fisin dhe farefisin, të varfërit, jetimët etj. do të shpërblehet me siguri nga Zoti i Gjithësisë.

3. Pika e tretë ju referohet gjërave të cilat nuk i posedojmë. Si ndodh kjo?! Profeti i njerzimit Muhammedi alejhi selam thotë: “ Kjo botë është për dy veta: Njërit Zoti i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon atë në gjëra që e kënaqin Zotin. Kurse tjetrit Zoti nuk i ka dhënë pasuri, por thotë: ” Nëse Zoti do më kishte dhënë pasuri do e jepja dhe unë sikur e jep i pasuri.” Nëse dikush prej nesh shprehet se nëse kam pasuri do ndihmoja njerzit, do të shkruhet sikur i ke bërë këto të mira. Vëlla dhe motër caktoje që çdo vepër ta kryhesh për hir të Zotit dhe do ndjesh ëmbëlsinë e sinqeritetit dhe begative të pafundme.

Nga ajo që duhet të kemi më shumë kujdes janë veprat që bëhen sa për sy dhe faqe. Profeti i njerzimit, Muhammedi alejhi selam thotë: ” Ajo që kam frikë ndaj jush është shirku i vogël. ” Shokët e pyetën: ” Çfarë është shirku i vogël o i Dërguari i All-llahut?!” Syfaqësia – ju përgjigj Profeti Muhammed alejhi selam. Do t’u thotë All-llahu atyre të cilët veprat i bënin për sy të njerëzve, Ditën e Kijametit: ” Shkoni tek ata të cilët veprat i bënit për t’ju parë dhe kërkojeni prej tyre shpërblimin, nëse do të mund t’ju shpërblejnë.” Vëlla dhe motër, të vrapojmë drejt veprave të sinqerta me qëllimin që Zoti të na fale dhe mëshirojë dhe te na begatoje me miresite e Tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: