Tuesday, March 2, 2021
Home > Uncategorized > Janë katër mirësi që Allahu i ka zbritur prej qiellit në tokë: hekuri, zjarri, uji dhe kripa

Janë katër mirësi që Allahu i ka zbritur prej qiellit në tokë: hekuri, zjarri, uji dhe kripa

Kripa (Milh)
El Bezzari shënon se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Shumë shpejt
ju do të bëheni për njerëzit ashtu si kripa për gjellën, e cila nuk ka
shije kur i mungon kripa.”
El Begaviu, në komentimin që i ka bërë Kuranit, shkruan se
Abdullah ibn Omeri përcjell nga Pejgamberi (s.a.u.s.) se ka thënë:
“Janë katër mirësi që Allahu i ka zbritur prej qiellit në tokë: hekuri,
zjarri, uji dhe kripa.” Megjithatë, ky hadith duhet të njihet vetëm si
thënie e Ibn Omerit.
Kripa është e dobishme për trupin e njeriut dhe për ushqimin e tij.
Ajo është e favorshme kur përzihet me arin ose me argjendin, pasi
floririn e bën më të verdhë, kurse argjendin më të bardhë.
Kripa dekompozon, kullon, përthan lëngjet e trasha në organizëm,
forcon trupin dhe kuron fshikat e hapura të zgjebes.
Nëse i lyen qerpikët me kripë, sidomos me kripë guri, ajo largon
dhjamin ose mishin e tepërt dhe ngjyrën e verdhë nga syri. Kripa
ndihmon në parandalimin e përhapjes së infeksioneve malinje dhe
vepron si laksativ e kundra plevitit, nëse e lyen barkun me të. Ajo
pastron dhëmbët, i mbron ata nga prishja dhe forcon trysat.
Gjithsesi, ka edhe shumë dobi e mirësi të tjera prej kripës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: