Monday, October 26, 2020
Home > Uncategorized > Role cokollate me luleshtrydhe!

Role cokollate me luleshtrydhe!

Role cokollate me luleshtrydhe!

100 gr. Miell
4 veze
200 gr. Sheqer
2 luge gjelle vaj ulliri
4 gr. Baking powder/ pecive/ pluhur pjekes
50 gr kakao
Pak kripe
300 gr. Luleshtrydhe te prera
250 gr. Pana/hopla/heavy cream
50gr qumesht
Sheqer puder

Rrihen te bardhat e vezeve me pak sheqer deri sa te behet shkume e qendrueshme. Ndersa te verdhat e vezes rrihen vecan me sheqerin e mbetur. Shtojme miellin e perzier me kakao dhe pluhur pjekes dhe pak kripe, i perziejme mire dhe shtojme qumeshtin dhe vajin. Pasi i kemi perzier serish i bashkojme me te bardhat e vezeve dhe i perziejme me kujdes.
Brumin e pregatitur e hedhim në tepsi qe eshte mbuluar me pare me leter kuzhine. E pjekim per 15 min. Pastaj e nxjerrim nga furra dhe direkt e kthejme në nje pecete qe e kemi luhet me sheqer pluhur. E rrotullojme me kujdes Dhe e lejme te ftohet. Pasi eshte ftohur plotesisht e hapim dhe e lyejme me panen e rrahur me gjysem gote sheqer. Luleshtrydhet e prera i hedhim siper dhe e rrotullojme serish. E ruajme në frigorifer deri në 2 dite.
/pasion per gatim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: