Saturday, October 24, 2020
Home > Uncategorized > Embelsire me leng Fanta

Embelsire me leng Fanta

Embelsire me leng Fanta

Per brumin:
3 kokra veze
5 luge sheqer
5 luge vaj
5 luge miell
1 baking powder/pecive/pluhur pjekes
1 vanile

Si fillim rrahim vezet me mixer mire e mire, shtojme sheqerin dhe vajin duke vazhduar me perzierjen. Pasi fitojme masen e duhur shtojme miellin, pluhurin pjkes/pecive dhe vanilen duke e perzier me luge druri. E shtrojme ne tepsi pak me te madhe se normale qe tna vije brumi i holle si ne foto. Pjekim ne furre me temp. 180° per 25 min.

kream-i i bardhe
1 liter qumesht
0.5 liter Hopla (pana e embel/heavy cream )
7 luge niseshte
7 luge sheqer

Qumshtin e veme ne zjarr te ngrohet. Duke u ngrohur qumshti perziejme Hoplen/panen me 7 luge niseshte e 7 luge sheqer. Kur te kete marre valen e pare qumshti shtojme Hoplen me perbersit tjere dhe e perziejme me tel guzhine per 3 minuta. Kete krem j’a hudhim brumit siper dhe e leme te ftohet disa minuta.

krem-i i verdhe

1 liter leng me gaz Fanta
3 pudinga vanile
12 luge sheqer

Veme Fanten ne zjarr te valoje. Pudingat me sheqerin i tresim me pak leng Fanta dhe kur te merr valen Fanta e hedhim tek ena. Perziejme me tel guzhine derisa te fitojme trashesine e duhur. I’a shtrojme siper kremit te bardhe dhe e leme te ftohet per 1 ore.
/pasion per gatim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: