Tuesday, October 27, 2020
Home > Uncategorized > Si ta arrijmë lumturinë ..!!

Si ta arrijmë lumturinë ..!!

Si ta arrijmë lumturinë ..!!====================

Shum njerëz e kërkojnë lumturinë në forma të ndryshme apo vende të ndryshme duke mos e ditur se ajo gjendet pikërisht në brendin e tyre,duke mos ditur ta aktivizojnë atë si duhet ata në vend të prodhimit të mirësisë lëkunden dhe rrënojn atë që kërkohet vite për ta ndërtuar.

Në kohrat e arta kur mjeshtrit e mëdhenjë të gramatikës dhe retorikës bisedonin për tematika të ndryshme mendonin që asnjë problematik nuk përfundon me mirkuptim por me keqkuptime ata u munduan të gjejnë një “Modus Vivendi” pra një të mire praktike të jetsueshme.

Artisti i vërtet e ndjen lumturinë dhe është i lumtur me atë çka vepron. Françesko De Asizi thoshte : Kush punon me duar është puntorë.Kush punon me duar dhe me mendje është zejtar.Kush punon me duar,me mendje dhe me zemër është artist.

Allahu i madhëruar na lajmëron se lumturia për besimtarin është e pashmangshme.

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (Nahl 97)

Rezultati i veprës së mire shkakton lumturi,të tillë janë besimtarët ata veproj vepra të mira dhe janë të kënaqur dhe falemderues ndaj begative që Allahu u ka dhënë.

Shum njerëz sot dirgjen spitaleve dhe jan shtrirë nuk mund të ngrihen në këmbët e tyre.

Një pacienti i cili ishte shtrirë rat dhe i paralizuar komplet jut ha cilat janë dëshirat tua momentale dhe që do doje ti realizoje në jetë?,ai ishte përgjigjur sikur një çast të ngrihesha në këmbët e mia të merrja abbest dhe të fal dy reqate namaz e ta përqafoj nënën time.

E juve vllezër e motra,njerëz të kësah kupole qiellore Zoti ju dha shëndet,begati të shumta dhe pak po e falemderoni,falemderimi është burim mirësish që sjell lumturi. Ankimi dhe pikëllimi është burim i mërzis e vuajtjeve.

Zoti thot në Kuran :

أَلَمْ نَجْعَل لَّهُ عَيْنَيْ وَلِسَانًا وَشَفَتَيْنِ وَهَدَيْنَاهُ النَّجْدَيْنِ

A nuk i dhamë Ne atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë? Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.

(Sure Beled 8-10)

Zoti të dha shumë të mira andaj kujdesu për këto tre lloj dimesionesh në syt e tu të ket vetëm mirësi e mëshirë,gjuha jotë të flasë vetëm mire e rruga jote të jetë rruga e drejtësisë e lumturisë model e shembull i mire për të gjithë njerzit.

Njeriu ka nevoj për këto lloj ushqimesh :

1.Ushqimi shpirtërorë

2.Ushqimi me dituri

3.Ushqimi material

1.Ushqimi shpirtëror jan lutjet,namazi,meditimi,dhikri,ndjenja humane ndaj të tjerve,sadakaja,veprimi i veprave në të cilat Zoti na ka mësuar në fjalën e mire Kuranin famlartë.

2.Ushqimi me dituri,leximi librave,shkrimeve,artikujve,perpilimi i aftësive që njeriut Allahu ja ka dhënë ti shfrytëzojë në të mire të komunitetit.

3.Ushqimi material kujdesi me ushqimet duke konsumuar ato ushqime,fruta e zarzavate që Allahu i përmend në Kuran,kujdesi ndaj shëndetit,trupit aspektit fizik etj.

Njeriu duhet tu përmbahet disa kërkesave që duhet tja shtrojë vetvetes për një lumturi efikase :

a. Kujdesi ndaj kohës

b. Pastërtia – higjena e jashtme dhe brendëshme

c. Leximi i Kuranit

d. Anagazhimi me punë

e. Studimi.leximi librave

f. Sporti,vrapimi

g. Angazhimi në aktivitete humane

h. Dhikri përmendja e shpeshtë e Allahut

i. Bamirësia në fjalë e vepër

j. Rrespekti ndaj vendit ku jeton

k. Rrespekti ndaj vetvetes

l. Rrespekti ndaj prindërve

m. Organizmi i jetës,kohës dhe menaxhimi i sajë

n. Shëtitjet,udhëtimet

o. Socializimi me njerëz
Shpirtin njeriu mund ta qetsojë duke falemderuar Krijuesin e këtij shpirti,pra duke mos qënë falemderues,hutohet dhe harron atë që e krijoi,e kjo harres e shpie në humbjen e orjentimit.Fuqia e lutjeve dhe ibadeteve duke kujtuar Krijuesin i sjell energjit pozitive duke ndryshuar konfiguracionin e të menduarit dhe vështruarit të gjërave rrotull tij.
Përgatiti : Imam Arber Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: