Saturday, October 24, 2020
Home > Uncategorized > Bekimet E Një Martese Të Thjesht

Bekimet E Një Martese Të Thjesht

Një njeri erdhi tek Sufjan bin Ujejne (All-llahu e mëshiroftë) dhe u ankua në lidhje me gruan e tij. “Unë jam më gjëja më e ulët dhe më e neveritshme tek ajo,” tha ai.
Sufjani uli kokën e tij për disa çaste dhe tha: “Ndoshta e keni dëshiruar në mënyrë që ta rregulloni pozitën tuaj?” Njeriu i tha: “E Vërtet, Ebu Muhamed.” Sufjani u përgjigj: “Kushdo që e kërkon për famë do të sprovohet me poshtërim; kush e kërkon për pasuri do të sprovohet me varfëri, por kush e kërkon për Iman, All-llahu do t’ia sjellë atij famën dhe pasurinë së bashku me Iman. ”
Sufjani pastaj ia tregoi njeriut rastin e tij. “Ne ishim katër vëllezër,” tha ai. “Muhamedi, ‘Umrani, Ibrahimi dhe Unë. Muhamedi ishte vëllai i madh,’ Umrani ishte i ri, dhe unë isha në mes. Kur donte Muhamedi të martohej, ai e dëshironte pozitën dhe u martua me një grua me pozitë të lartë, kështu që All-llahu e poshtëroi duke e sprovuar atë. ‘Umrani e dëshironte pasurinë, kështu që ai u martua me një grua të pasur dhe All-llahu e sprovoi atë me varfëri, ashtu që (familja e saj) morri gjithçka nga ai dhe nuk i dhanë asgjë. ” “U mendova për gjendjen e tyre,” vazhdoi Sufjani. “Njëherë kur Mu’ammar bin Rashid erdhi tek ne, unë e konsultova atë duke ja treguar historinë e vëllezërve të mi. Ai ma kujtoi hadithin e Jahja bin Xhedeh dhe hadithit të Aishës. “Hadithi i parë thotë se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Gruaja martohet për katër gjëra: Për fenë e saj, pozitën e saj (prejardhja), pasurinë e saj dhe bukurinë e saj, pra ta marrë besimin e saj dhe do të jetë i suksesshëm.” (Buhariu dhe Muslimi)
Hadithi i dytë i Aishës thotë se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Gruaja më e bekuar është ajo që është më e lehtë për ta ruajtur. “(En-Nasa’i) “Kështu,” Sufjani tha: “Unë zgjodha (të martohem me një grua që ka) fenë dhe me një dhunti modeste, në përputhje me sunetin e të dërguarit të All-llahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) All-llahu më dha pozitën dhe pasurinë së bashku me fenë.” – Ebu Nu’aym, Hilyatu al-Awliya (7/289, 290)
Shënim: Hadithi i dytë është vlerësuar nga dijetarët si hadith i dobët. Megjithatë,dijetarët kanë vënë në dukje një transmetim tjetër që mbështet dhe shton kuptimin e tij, i cili thotë: “Është nga cilësitë e mira te një grua që ajo (është bërë martesa me të) një dhunti e lehtë, një propozim i lehtë (nëpërmjet kujdestarit të saj) dhe në mitrën e lehtë (p.sh. ajo është pjellore dhe nxjerr fëmijët pa vështirësi). “(Musnedi i Ahmedit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: