Saturday, October 24, 2020
Home > Uncategorized > Koha, Vendet Dhe Mënyra E Pranimit Të Lutjeve!

Koha, Vendet Dhe Mënyra E Pranimit Të Lutjeve!

Lutjet zenë një pjesë të rëndësishme në jetën e besimtarit dhe besimtares musliman/e. Thotë Sunduesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!
(Sure “Ga×r”, ajeti 60.) Çdo brengë, pikëllim apo në çdo lloj rrethane të ndodheni, drejtohuni duke u lutur vetëm tek Krijuesi i Gjithësisë. Me lejën e Zotit do të paraqisim disa pika
kryesore ku kërkohet vëmendje për hohën dhe vendin e pranimit të lutjeve!
Lutjet pranohen në:
1. Një të tretën e fundit të natës: Profeti i njerzimit, Muhammedi [ Paqja, Mëshira dhe Bekimet e Zotit qofshin mbi të] ka thënë: “ Njeriu është më afër me Zotin e tij në një të
tretën e fundit të natës.”
Natën është një orë në të cilën nësë dikush i kërkon Zotit diçka, do t’ia pranojë.”
Një njeri shkoi tek profeti Muhammed [ Paqja, Mëshira dhe Bekimet e Zotit qofshin mbi të] dhe i tha: “ O i Dërguar i All-llahut! Kur është lutja më e pranushme?! Profeti i njerzimit,
Muhammedi [ Paqja, Mëshira dhe Bekimet e Zotit qofshin mbi të] tha: “ Në një të tretën e fundit të natës.”
“ Zbret Zoti i Madhuar në qiellin e kësaj bote ( zbret siç i takon Madhështisë së tij) në një të tretën e fundit të natës dhe thotë: Kush më lutet t’ia pranoj atë, kush më kërkon diçka
t’ia jap, kush më kërkon falje dhe Unë ta fal.”
2. Ekziston një orë në ditën e Xhuma ku lutet pranohen!
Profeti Muhammed [ Paqja, Mëshira dhe Bekimet e Zotit qofshin mbi të] ka thënë: “ Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma. Në këtë ditë u krijua Ademi, në të
u zbrit në tokë dhe iu pranua pendimi. Në këtë ditë vdiq dhe po në këtë ditë do të bëhet Kijameti. Në të ndodhet një orë, në të cilën nëse një musliman i kërkon Zotit, një të mirë
nga të mirat e kësaj bote ose të botës tjetër, Zoti do t’ia japë.” Një pjesë e dijetarëve mendojnë se kjo orë është pas namazit të mëngjesit deri në lindjen e diellit, ndersa një pjesë
tjetër mendojnë se është para namazit të xhumasë. Ka dhe mendime të tjera që ora e pranimit të lutjes është në kohën kur imami mban hutben. Mendimet e dijetarëve janë të
ndryshëm për sa i përket kësaj tematike sepse disa të tjerë mendojnë që kjo orë është që nga koha e ikindisë deri në aksham ose dhe një orë para akshamit. Mendimet më të
pranushme janë që kjo orë gjendet një orë para akshamit, ose gjatë kohës që imami mban hutben.
3. Duke qënë në sexhde!
Profeti jonë i dashur, Muhammedi [ Paqja, Mëshira dhe Bekimet e Zotit qofshin mbi të] ka thënë: “ Njeriu është më pranë Zotit të tij, kur është në sexhde, prandaj i shtoni lutjet.”
4. Mes ezanit dhe ikametit..
Profeti Muhammed [ Paqja, Mëshira dhe Bekimet e Zotit qofshin mbi të] ka thënë: Lutja mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet.”
5. Gjatë rëniës së shiut
6. Ditën e arafatit. Në ditën e arafatit vëllezër dhe motra të nderuara shtojini sa më shumë lutjetes dhe shumë e rëndësishme është të agjerosh në atë ditë.
7. Në Qabe.
8. Gjatë Tavafit (Tavafi kryhet në Qabe )
9. Kur e përfundon së lexuari gjithë Kur’anin
10. Në Xhami.
Mënyrat e pranimit të lutjes
Shumë njerëz, në momentet të ndryshme i drejtojnë lutjet Krijuesit të Gjithësisë, por nga padurmi dhe mos dija ata mendojnë se lutjet nuk janë pranuar dhe ndodh që dorëzohen.
Por nëse lexon dhe mëson më shumë kupton se lutjet kanë një speci×kë të veçantë në kohën dhe pranimin e tyre. Mënyrat e pranimit të lutjeve janë:
• Të pranohet lutja ashtu siç u lute.
• Të largohet një fatkeqësi që munnd të të binte.
• Të kompesohet Ditën e Kijametit me të mira në Xhennet.
Profeti jonë i dashur, Muhammedi [ Paqja, Mëshira dhe Bekimet e Zotit qofshin mbi të] ka thënë: “ Çdo kush që lutet me një lutje patjetër që do t’i pranohet. Ose do t’i jepet në
këtë botë, ose t’ia ruajë All-llau për në Ahiret dhe ose do t’i falen nga gjynahet për aq sa u lut.
Vella dhe motër, shumë prej jush mund të kërkojnë që lutjetet të panohen në këtë botë, por Zoti i Gjithësisë e di më mirë se çfarë është e dobishme për njeriun. Dikush mund të
drejtoi një lutje në këtë botë, dhe Sunduesi i Gjithësisë duke e ditur që kjo lutje do të jetë e dëmshme për të nuk e pranon por ia kompension me të mira në jetën tjetër. Vëlla dhe
motër, mos u mërzit edhe nëse lutja jote nuk pranohet. Mbështetu me sinqeritet tek Ai që ka në dorë gjithçka se do të jesh nga të ×tuarit.
All-llahu do të pyesë njeriun Ditën e Kijametit dhe do t’i thotë: “ O robi Im, a e mban mend ×lan lutjen që mu lute dhe un ta pranova?! Njeriu do të përgjigjet:
• Po, o Zot i Botrave!
Sunduesi i Gjithësisë do i thotë:
• Po ×lan lutje që nuk ta pranova në dynja?!
• Po o Zot i Botrave! Përgjigjet njeriut!
Sunduesi i Gjithësisë i thotë:
• Atë lutje që nuk ta pranova në dynja, e kam rezervuar për ta kompensuar me të mirat e Xhennetit.
Njeriu do t’i numuroi të mirat aq sa do të dëshironte që Zoti të mos i kishte pranuar asnjë lutje në dynja dhe t’ia kishte rezervuar për në Xhennet!
Vëlla dhe motër e nderuar! Lute Zotin, kërkoi udhezim, sinqeritet falje, mëshirë dhe Xhennetin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: